Albspirit

Media/News/Publishing

Mirësevini në diskotekën “Shqipëria”

shkNga Mentor Kikia

Shkon në pishinë për të kaluar disa orë. Muzika të merr mendjen. Muzikë i thënçin, se bëhët fjalë për këto këngët e këtyre bastardëve, që përdorin gjuhë “zyrtare” kosovarcen, me tekste të tipit ”sa t’kum dasht moj, si kur t’pava. Hape telefonin, si ta hongsha zonin”. Bën një lutje që të ulet pak zëri. Funksionon. Pas 5 minutash ngrihet sërish.

Eshtë kamarieri tjetër. E ngre për qejf të vet. S’ka faj, ka vesh muzike. Sërish një lutje dhe sërish fuksionon. Pas pak ngrihet sërish, edhe më shumë. Eshtë pronari.

Këtij s’kanë c’ti bëjnë. Po mirë – i them kamarierit- pronari e ka ndërtuar këtë gjënë për qejfin e tij, apo për të bërë biznes. Se ai që bën biznes respekton klientin, jo shijet e tij.

Punë shqiptarësh – tha kamarieri i parë, dhe u mbyll muhabeti.

Në Gji të Lalsit, daullet e mejhaneve të plazhit dëgjohen që në Maminas.

Në Orikum, para ca kohe, dështova në negociata për ta ulur muzikën torturuese, ndërsa haja drekë. Një çift francez, ashtu, me shenja duke treguar me gishta se po i shpoheshin veshët, ia doli. Por, sapo ikën francezët, kamarieri bërtiti: Ngrije se ikën kta të jashtmit. Po ne mor bir ku të ikim?

Duhet që këto punë ti kontrolloje edhe qeveria, thuhet. Por se di nese mund të ndreqet me kontrolle qeverie tërë kjo injorancë nga deti në në mal. Po mirë more derdimenë, pronarë lokalesh, mejhanesh, pishinash, hotelesh, restorantesh, a keni shkuar ndonjëherë jashtë? A keni parë se si u shërbehet njerëzve?

A e dini që diskoteka është diskotekë e restoranti është restorant? Si mund të bëni diskotekë mu në mes të ditës e në mes të plazhit mor hajvanë? Po cfarë dreqin kemi në gen kështu, që ecin vetëm mbrapsht, në të kundërt? Ku dreqin është thartuar kjo fara që na ka ngjizur neve?

Por ka një zgjidhje. Njerëz, kush ka terezi, më mirë dy herë bukë në ditë, ikni e kaloni një javë diku tjetër, ja këtu afër, në Mal të Zi psh, është më mirë, më qetë, më pastër. Mos hani peshk e kallamar, por byrek, dhe rrini qetë të paktën.

Please follow and like us: