Në Mal të Zi fillon përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe
Pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar dhe ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, në Parlamentin e Malit të Zi, ka filluar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.
Analistët e pavarur në Mal të Zi, e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament ku, siç thonë ata, 25 vjet pas pluralizimit politik, realizohet një nga të drejtat më themelore të pakicave në vend. (VOA)
Please follow and like us: