Albspirit

Media/News/Publishing

Një pjesë të atletëve rusë lejohen në Olimpike


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi të mos i ndalojë të gjitha ekipet ruse që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rios muajin e ardhshëm, lidhur me akuzat për një skemë të sofistikuar të përdorimit të dopingut nga atletët rusë.

Ky njoftim u bë të dielën, pas një takimi të Komitetit. Sipas vendimit, lihet në përgjegjësinë e federatave të sporteve individuale për të përcaktuar në se do t’i lejojnë ekipet ruse të marrin pjesë në Olimpike.

Një raport i kohëve të fundit i Agjencisë Ndërkombëtare kundër Dopingut, citonte përdorimin në masë nga atletët rusë, me ndihmën e shtetit, të substanceve të ndaluara që simulojnë performancën sportive në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014 dhe i bënte thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që t’i ndalonte të gjithë atletët rusë të merrnin pjesë në Olimpiket Verore në Brazil

Hetuesit e Agjencisë Ndërkombëtare kundër Dopingut thanë se kishte të dhëna se një laborator i Moskës operonte për të mbrojtur atletët rusë që përdornin doping, benda një sistemi me dijeninë e shtetit.

Please follow and like us: