Albspirit

Media/News/Publishing

Rama – Bersha, paralajmërojnë njëri-tjetrin për burg

Në seancën e sotme parlamentare ka pas një debat midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga replikat midis njëri tjetrit, është dëgjuar edhe fjala “burg”. Kryeministri Edi Rama i është drejtuar ish-kryeministrit me fjalët se është hera e parë që e shikon Berishën të përgatitur me shkrim, duke theksuar se e ka bërë mirë pasi tani që reforma vazhdon nuk i dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha tha se pas gjykatësve e ka radhën llumi i politikës. Ai iu drejtua Ramës  duke i thënë të përgatitet mirë pasi do përfundojë aty ku është miku i tij Ponta.

Më poshtë, replikat midis Ramës dhe Berishës

 Rama:Sali kam tre vjet që jam këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, si dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tënde të parë, që mos ti kapte gjykata në kundërthënie. Mirë ke bërë që je përgatitur me shkrim, se tani që reforma vazhdon nuk i dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen. Dhe sa për atë të dytën, për partinë e dytë tënden, atij djalit që ke lënë roje aty o jepi lirinë o thuaj që mos ankohet se nuk e ke lënë ti, se na bën qesharak të gjithëve, opozitën e duam të gjithë.

Berisha: I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë hetimin se Rama pasi humbi të gjitha ligjet ka filluar të thërrasë prokurorët në zyrë dhe tu thotë atyre po të emëroj kryetar të SPAK. Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi aty ku do përfundosh dhe ti shumë shpejt. Unë i uroj 100 vjet djalit tënd. Por ky është një akt fyes për gjithë shqiptarët. Ti nuk mund të bësh lidhje të tjera, sepse pastaj do presim ditëlindjen tënde të bëjmë pushim, ditëlindjen e lindës të bëjmë pushim.

Rama: Fakti që ditë pushimi ti bëre fjalim me shkrim tregon sa shumë i lumtur je që kaloi reforma. Do ta shohësh vetë që të gjithë prokurorët e gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd do ikin aty ku e kanë vendin. Të tjerat pastaj ia lëmë kohës. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim.

Berisha: Ju e dini që pas gjykatësve e ka radhën llumi i politikës. Përgatitu mirë se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta. Ti je i pashpresë

Please follow and like us: