Albspirit

Media/News/Publishing

Shitet Llotaria Kombëtare. Ikën Austrian Lotteries. Novomatic Gaming ble 100% të aksioneve 

 

Llotaria Kombëtare, kompania që ka monopolin e organizimit të një sërë lojrave të fatit në territorin e Republikës së Shqipërisë,  ka ndërruar pronar. Pas tre vitesh nga themelimi, Austrian Lotteries ka vendosur ta shesë biznesin tek një tjetër shoqëri po austriake me emrin Novomatic Gaming. Lajmin e ka bërë publik Autoriteti i Konkurrencës.

Përmes një vendimi në të cilin ka dhënë miratimin për shitjen, Autoriteti i Konkurrencës, zbulon se Objekti i transaksionit është përftimi i kontrollit indirekt nga shoqëria Novamatic A.G me anë të transferimit të të gjithë kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H dhe për rrjedhojë edhe të shoqërisë Lotaria Kombëtare Sh.p.k.

Novamatic Gaming Industries është një shoqëri e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit austriak me seli në Vienë. Ajo është aktive në prodhimin e komponentëve, të cilët përdoren më pas për fabrikimin dhe asemblimin e pajisjeve të lojërave elektronike. Portofoli i NGI-së për terminalet e lojërave elektronike dhe zgjidhjet teknologjike i përmban të gjithë segmentet e produkteve të industrisë së lojërave të fatit.

Në Shqipëri, përmes shoqërisë Eagle Investment, Novomatic zotëron tre kompani që operojnë në industrinë e lojrave të fatit si Astra Albania SH.A; (ii) Adriatik Game SH.A; (iii) Albaten Sh.p.k.

Biznesi problematik

Llotaria kombëtare u themelua në  vitin 2013, kur Miniistria e Financave vendosi t’ja japë konçesionin 10 vjeçar shoqërisë së mirënjohur Austrian Lotteries, e cila ka monopolin e llotarisë kombëtare në Austri. Por edhe pse erdhën me entuziazëm në Shqipëri, biznesi i i tyre rezultoi problematik.

Në tre vjet që ka funksionuar, Llotaria Kombëtare ka akumuluar humbje të mëdha financiare. Të dhënat zyrtare nga QKR tregojnë se vetëm vitin e kaluar, humbjet e kompanisë ishtin rreth 500 milionë lekë, ndërsa në tre vitet e marra së bashku ato arrijnë në mbi 1.2 miliardë lekë.

Please follow and like us: