Albspirit

Media/News/Publishing

Somalia mbyll 3 shkolla dhe një spital të gulenistëve

Autoritetet somaleze kanë deklaruar se në kuadër të mbështetjes ndaj Presidentit Erdoan kanë mbyllur 3 shkolla dhe 1 spital të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO), autorja e tentativës së grushtit të shtetit në 15 korrik në Turqi.

 

Somalia deklaroi mbështetjen e saj ndaj Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për masat kundër organizatës terroriste FETÖ, pas tentativës së pjesëtarëve të kësaj organizate për grusht shteti. Autoritetet e këtij vendi njoftojnë se 3 shkolla dhe një spital aktive në Somali nën varësinë e kësaj organizate duke filluar që nga data 24 korrik do të kalojnë nën administrimin e Ambasadës së Turqisë në Mogadisho, raporton agjencia turke e lajmeve AA.

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet diplomatike thuhet se një nga shtetet që i ka dhënë një goditje të rëndë organizatës terroriste pas 15 korrikut, datë kur kjo organizatë tentoi të bëjë grusht shteti në Turqi, është edhe Somalia.

Në këtë kuadër, duke u bazuar në kërkesën e Turqisë, Somalia ka vendosur ndalimin e aktivitetit për 3 shkolla dhe një spital, të cilat ishin nën administrimin e “Nile Academy” nga data 16 korriku i këtij viti. Somali ka kërkuar gjithashtu që punonjësit e këtyre institucioneve të largohen nga vendi brenda një jave. Ndërkohë koha që qeveria i kishte njohur këtyre personave përfundoi të shtunën.

Sipas këtij vendimi 3 shkollat dhe spitali duke filluar nga kjo datë do të jenë nën administrimin e Ambasadës së Turqisë në Mogadisho.

Ndërkohë njoftohet se Turqia është në bisedime me partnerët e saj në Somali për të siguruar që shkollat dhe spitali të vazhdojnë punën pa ndërprerje.

Në lidhje me arsimin krahas mësuesve dhe kuadrove të kualifikuara që do të dërgohen nga Turqia për mbarëvajtjen e mësimdhënies thuhet se do të merren në punë edhe mësues të kualifikuar vendas. 3 shkollat në fjalë kanë një kapacitet prej 850 nxënës.

Nga ana tjetër familjet e , të cilët punonin në këto institucione thuhet se kanë nisur të lënë vendin pas vendimit të shtetit somalez. Mësohet se ata të cilët janë larguar nga Somalia kanë udhëtuar drejt Kenias, ndërsa fakti se do të kthehen ose jo në Turqi, ende nuk dihet.

Ndërkohë spitali, administrimi i të cilit ka kaluar në kompetencën e Ambasadës së Turqisë në Mogadisho, pritet të bashkohet me spitalin e hapur më parë nga shteti turk atje me emrin “Recep Tayyip Erdoğan”.

Pas tentativës për grusht shteti zyrtarë të lartë, deputetë dhe shumë qytetarë somalezë protestuan në shenjë solidariteti me popullin turk. Ndërsa krerët më të lartë të vendit dënuan tentativën për grusht shteti dhe deklaruan se vazhdojnë të jenë pranë popullit turk në këto ditë të vështira.

Please follow and like us: