Albspirit

Media/News/Publishing

Të vrarë e të plagosur në një klub nate në SHBA


Të shtënat në një klub nate në shtetin juglindor Florida të Shteteve të Bashkuara, lanë pas vetes të paktën dy të vrarë.

Autoritetet thanë se të paktën 14 veta janë plagosur në incidentin që ndodhi në orët e hershme të së hënës, afër Klubit Blu në Fort Myers.

Edhe me tej nuk ka shumë hollësi rreth incidentit.

Muajin e kaluar të shtënat në një klub të komunitetit LGBTI në Orlando lanë pas vetes 49 të vrarë duke e vënë çështjen e kontrollit të armëve në krye të debateve të zgjedhjeve të vitit 2016.

Një numër përherë e më i madh amerikanësh janë duke mbështetur idenë për të pasur ligje më të ashpra për armët, por shumë prej tyre nuk kanë besim që ligjvënësit do të miratojnë së shpejti masa për kufizimin e tyre.

Një anketë e re përbashkët e agjencisë Associated Press dhe grupit GFK arrin në përfundimin se dy të tretat e të anketuarve kërkojnë ligje më të forta për kontrollin e armëve, shumica e tyre mbështesin ndalimin e shitjes së armëve luftarake gjysmë automatike.

Por rezultati i anketës ishte i ndryshëm në vija partiake. Mes të anketuarve demokratë, 87 e tyre mbështesnin kufizimin e armëve, ndërsa vetëm 41 për e të anketuarve republikanë ishin për masa më të ashpra. Numri i amerikanëve që kërkojnë ligje më të rrepta për armëmbajtjen është rritur pas incidenteve me armë zjarri në shkolla vitet e fundit.

Please follow and like us: