Vdes pacienti që u vetëdogj te Spitali Amerikan
Ndërsa është shoqëruar me panik në Spitalin Amerikan, rënia e zjarrit, mësohet se ka vdekur pacienti i cili u vetëdogj brenda pavijonit.
Dëshmitarët tregojnë se e panë pacientin ti vërë flakën vetes te reparti i dializës. Disa prej tyre ndërhynë për ta ndaluar, por sërish ai, pasi ju ka shpëtuar, ka hyrë mes flakëve.
Vdekjen e pacientit e konfirmon edhe policia e cila bën të ditur se ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Për momentin mësohet se ka qenë një grindje mes pacientësh dhe në grindje e sipër pacienti rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, ka zgjedhur vetëdiegien për një vetëvrasje të tillë. Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një ndihmës mjeke. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke shkrumbuar gjithë repartin e dializës , ndërsa ka kërcënuar të prekë edhe ambientet e tjera. Por, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, ka shmangur një dëm edhe më të madh material.