Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin: Reforma në Drejtësi do të zbatohet

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka qenë e pranishme në një takim në Kukës, nga ku ka folur mbi Reformën në Drejtësi, për të cilën ka kërkuar zbatim të padiskutueshëm.

Duke argumentuar se këtë reformë e duan qytetarët dhe rrjedhimisht nuk mund të shpërfillet nga politikanët, ajo shprehet se “sa më shumë Shqipëria t’i afrohet BE-së, aq më të rrepta do të jenë kërkesat” e kësaj të fundit ndaj vendit tonë.

“Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejt, e për këtë nuk ka kthim prapa”, shprehet Vlahutin.

Please follow and like us: