Akuzohet për korrupsion, merret i pandehur gjyqtari i Tiranës
Prokuroria ka marrë si të pandehur gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Gjyqtari Ibrahim Hoxha së bashku me të birin Ledian Hoxha akuzohen për korrupsion. Informacionet bëjnë të të ditur se bëhet fjalë për një proces gjyqësor civil që po gjykonte gjyqtari Hoxha, vendimi i të cilit do të jepej nesër (3 maj 2016) Ka pasur informacion se njëra palë do të paguante një shumë të caktuar lekësh për një vendim në favor të saj.
Sipas burimeve gjyqtari ka dërguar të birin të merrte lekët në emër të tij dhe në këtë moment është bërë dhe arrestimi në flagrancë, fillimisht i djalit më pas i të atit. Dosja Gjyqtari Ibrahim Hoxha është kapur ne flagrance me djalin e tij Ledion Hoxha dhe një ish-efektiv policie së Beratit, Novruz Gajda në rolin e sekserit, ka tentuar të marrë një shumë prej 6 milionë lekësh për të ndryshuar një testament. Gjyqtari do ti merrte paratë një personi të identifikuar si Dritan Jazexhi për t’i ndryshuar testamentin per dy apartamente ne rrugën Ferid Xhajko që e ëma i kishte lënë të motrës Donika Lazaj. Dritani kishte paditur më parë në Gjykatën e Tiranës motrat Adela dhe Donika Lazajn për këtë akt trashëgimie dhe çështja i kishte kaluar për shqyrtim gjyqtarit Ibrahim Hoxha i cili u vu në pranga në flagrancë këtë të hënë në ambientet e një lokali në kryeqytet. Denisi kishtë bërë një marrëveshje me ish efektivin Novruz Gajda për t’i ndërhyrë gjyqtarit qe ky i fundit të ndryshonte çështjen në favor të tij.
Në momentin e arrestimit të kapur në flagrancë gjyqtari nuk ka bërë rezistencë dhe ka lejuar në këtë mënyrë oficerët të kryejnë veprimet e nevojshme. Ai është transportuar në ambientet e drejtorisë së Policisë së kryeqytetit ku dhe pritet të qëndrojë deri nesër në pritje të një vendimi. Policia ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në këtë çështje.