Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada turke i dorëzon Qeverisë Rama listën e “gylenistëve shqiptarë”

 

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka nisur një ofensivë të gjerë në institucionet shqiptare kundër atyre personave që ajo i konsideron si pjesë të Lëvizjes Gylen.
Burime diplomatike bëjnë të ditur për Newsbomb.al se zyrtarë të lartë të ambasadës turke ditët e fundit kanë zhvilluar disa takimet me drejtues të ministrive dhe presidencës, të cilëve u kanë dorëzuar listën me shqiptarët “gylenistë”.
Zyrtarët e ambasadës e konsiderojnë listën si “amanet” të presidentit Reccep Tayyip Erdogan, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj personave që ata kanë futur në listë, dhe disa prej tyre mbajnë poste në administratën shqiptare.
Fetullah Gulen konsiderohet armiku numër një i presidentit Erdogan dhe Ankaraja ka dorëzuar në Uashington një kërkesë për ekstradimin e tij.
Please follow and like us: