Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja gjermane: Urgjent 7 ligjet, duhej të ishin miratuar të enjten e shkuar

Presioni dhe inkurajimi  i ndërkombëtarëve ndaj palëve poltike, nuk ka përfunduar  me miratimin e draftit kushtetues për reformën në drejtësi.

Miratimi i paketës ligjore me 7 ligjet,  cilësohet emrgjencë për fillimin e implementimit të refomës në drejtësi,  ndaj Amabasdorja  Gjermane në Tiranë, Sussane Schutz, kërkoi nga poltika  finalizimin  sa më shpejt të këtij procesi.

Sussane Schutz: “Mendoj se mesazhi është shumë i qartë. Së pari ne e vlerësojmë miratimin e reformës në drejtësi. Është një hap mjaft i rëndësishëm për rrugën që po ndjek Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që kjo reformë të mos mbetet vetëm në letër, por të implementohet. Gjithashtu unë shpresoj që shtatë ligjet e implementimit, të cilët duhet të ishin implementuar të enjten e shkuar, të dërgohen prap në Parlament dhe të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur. Pa implementin, reforma në drejtësi nuk vlen. Ky është edhe mesazhi më i rëndësishëm që unë mund të jap sot”.

Reagimi i kryeministrit- Për paketën e emergjencës foli dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa  drejtoi gishtin e fajit  nga Partia Demokratike për vonesën e miratimit të saj.  

“Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut.Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Washingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re”.

Udhezimi i SHBA-  Reformës në Drejtësi dhe presionit ndaj ligjvënësve shqiptarë për të vijuar mbështetjen ndaj këtij procesi i’u rikthye sërsh Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasojat e paraljmëruara ishin udhëzime nga Washingtoni.

“Ambasadori Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit për ta mbështetur reformën në drejtësi dhe bënë të qartë se do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër. Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas. Angazhimi ynë ka qenë gjithmonë i bazuar në kërkesën e qeverisë dhe opozitës shqiptare për mbështetjen dhe përfshirjen e SHBA”.

Please follow and like us: