Albspirit

Media/News/Publishing

Dhunoi fëmijën 3 vjeçar, Anjeza Shabani kërkon lirimin nga qelia në Gjykatën e Lartë

 

 

Pronarja e kopshtit ”Diren” në Sauk, Anjeza Shabani, e cila ushtroi në mënyrë barbare dhunë ndaj një fëmije vetëm 3 vjec kërkon lirimin nga qelia.

Ajo u filmua duke rrahur një fëmijë të mitur në kopshtin privat, ku ajo ishte pronare e tij, dhe aktualisht është dënuar me masën arrest me burg, pas kërkesës për liri në gjykatën e Apelit ku ajo nuk përfitoi zbutjen e dënimit dhe tashmë ajo ka vazhduar me hapat e mëtejshmë në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkoi edhe lirimin nga qelia.

 

Administratorja që ushtroi dhunë para gjykatës tha se; “Unë jam e ndërgjegjshme se ai ishte një xhest që nuk më shkon për shtat mua dhe as arsimimit të cilin unë kam. Ishte vetëm një moment, që më rrëshqiti situata. Por jam po unë ajo që e ka qetësuar në fund fëmijën. Kjo shfaqet edhe në video, nëse e shikoni të paprerë. Në materialin bruto duket që unë e puthur fëmijën në fund. Po ta shikoni duket dhe edukatorja që nuk bën asnjë veprim. Ju lutem, edhe nëse duhet të rri në qeli përjetë, le të rri, por ju lutem të mos i mohohet nëna vajzës sime. Kam vetëm pak muaj që i kam hequr gjirin.”, ka thënë Shabano.

Sipas Akuzës, ekspertiza ka gjetur shenja të dukshme dhune në trupin e fëmijës së keqtrajtuar nga Anjeza Shabani. Argumentet e avokatit dhe lutjet në lot e ngashërim të vetë 33-vjeçares para trupit gjykues, nuk bindën gjykatën për një masë më të butë sigurie.

Please follow and like us: