Albspirit

Media/News/Publishing

Europa kërcënon Erdoganin

Europa kërcënon Erdoganin

“Turqia nuk është në një pozicion për t’u bërë anëtare e BE-së së shpejti dhe të gjitha negociatat e anëtarësimit të saj në Union do të ndërpriten menjëherë në rast se vendi rivendos dënimin me vdekje”. Ky është kërcënimi i Presidentit të Komisionit të BE-së, Zhan-Klod Junker.

Autoritetet turke kanë pezulluar, arrestuar apo nisur një procedim penal ndaj më shumë se 60 mijë ushtarëve, policëve, gjykatësve, mësueseve, nëpunësve civilë dhe personave të tjerë që akuzohen për puçin e 15 korrikut.

“Unë besoj se Turqia, në gjendjen e saj aktuale, nuk është në një pozicion për t’u bërë anëtare e BE-së së shpejti apo edhe për një kohë më të gjatë”, i tha Junkeri televizionin francez “France 2” ditën e sotme.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka mbështetur idenë e rivendosjes së dënimit me vdekje për të akuzuarit për tradhti.

Please follow and like us: