Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarët e INtv nuk marrin pushime, së shpejti në protestë! 

 

 

Gazetarët e televizonit In TV në Shqipëri pritet që së shpejti të protestojnë mbi mosrespektimin e të drejtës së tyre për të bërë pushime në punë. “Për shkak të mosrespektimit të të drejtave për pushime të punonjësve nga punëmarrësit, kam vendosur të protestoj. Së shpejti të gjithë prezantuesit e In Tv do dalin me një deklaratë për këtë çështje. Ju lutem na mbështesni në nismën tonë,” ka shkruar prezantuesja Alba Çobaj në Facebook. I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga gazetarët e tjerë.

Please follow and like us: