Mediat e kryeministrit sulmojnë Victoria Nuland? Nxjerrin nga arkivi një përgjim të bërë 2 vjet më parë
Gjatë një bashkëbisedimi në Ukrainë në Dhjetor të vitit 2014, ndërmjet Ndihmës Sekretares sështetit Amerikan, Victoria Nuland me ambasadorin amerikan në Ukrainë Geoffrey Pyatt, ka patur përgjime.
Biseda si edhe njoftonte atëhere BBC world, u shfaq papritur në You Toube.
Jo vetëm që u bë publike biseda konfidenciale e zyrtares së lartë me ambasadorin Pyatt, por në një moment simbas përgjimit Nuland ka patur një lapsus( Fuc.. Europian Union) që bëri asokohe xhiron e botës.
Sot mediat e kryeministrit, që kanë parë gjithë këto kohë të Nuland, personin që solli paqe dhe kompromis për Reformën në Drejtësi, kanë gërmuar dhe kanë bërë publike këtë lajm dhe videon e vjetër 2 vjeçare.
Kjo vërteton fare mirë, mllefin ndaj zyrtares që zgjidhi praktikisht të gjitha ngërçet shqiptaro-shqiptare, fare pak ditë më parë.
Ja video që ka shpërndarë media e kryeministrit: