Albspirit

Media/News/Publishing

Meta në SHBA: Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

 

13662055_1125692960849087_4784660841839833809_o Kryeparlamentari Ilir Meta ndodhet në Amerikë për të marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia të SHBA. Meta ishte i pranishëm dhe në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan NDI. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij forumi të rëndësishëm që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, ishin të ftuar udhëheqës politikë, kryetarë shtetesh e parlamentesh, parlamentarë, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues politikë nga e gjithë bota. 13735613_1125692947515755_3031400441038230246_oGjatë këtij forumi, Ilir Meta takoi mes të tjerëve ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Eurodeputetët Gianni Pittella, Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë nga vende të ndryshme. Kryetari  Meta theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me SHBA, në planin bilateral dhe në kuadër të NATO-s, në funksion të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të botës, ku SHBA dhe Shqipëria janë aleate besnike. 13691092_1125693057515744_438651887676919691_oGjithashtu ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Demokratik Amerikan dhe evidentoi kontributin tepër pozitiv të NDI në forcimin e parametrave demokratikë të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike. Gjatë punimeve të Konventës Demokratike dhe Forumit të NDI ku znj. Madeleine Albright dhe ish Senatori Tom Daschle mbajtën fjalën e hapjes, të ftuarit po ndjekin nga afër procesin e nominimit të kandidatëve zyrtarë të Partisë Demokratike për President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara si dhe do të njihen me funksionimin e sistemit politik amerikan.

 

Please follow and like us: