Modelja Graham akuzohet për “tradhti”
Modelja amerikane Ashley Graham, e njohur për faktin se ishte modelja e parë me masën 14 që ka pozuar për kopertinat e shumë revistave të modës, si Maxim, Swuimsuits For All dhe Sports Illustrated, ishte akuzuar nga kritikët si tepër e shëndoshë dhe që promovonte një stil jetese jo shumë të shëndetshme. Por ditët e fundit ajo ka postuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram në të cilat duket komplet ndryshe dhe e dobësuar. Modelja ka humbur kilet e tepërta, por që në fakt e bënin atë të dukej unike. Dhe me sa duket një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë cilësuar këtë si një tradhti të modeles në misionin e saj në botën e modës.
Please follow and like us: