Muharrem Meko: Çfarë kërkoi LSI që s’ia paska dhënë Rama?
Po behet shume kohe kur pthuajse cdo mengjez, permes “Pasqyres se Shtypit”, degjojme te njetin refren: “flirt ” i Metes me Bashen, ne nje “aksion” te perbashket, per rezimin e qeverise Rama…kalimi ne nje “qeveri teknike ” e me pas, ne nje kohe te dyte; drejt zgjedhjeve e reja…! Realisht skeme “terheqese” per “kundershtaret” politike te Rames, brenda e jashte Partise Socialiste!
Ne fakt,perjashto LSI-ne, e cila per hir te se vertetes me ‘avantazhet ” e krijuara, fillimisht ne koalicionin qeverises me PD,e sidomos mundesia e “arte” ne bashkeqeverisje me PS , asnje parti tjeter, s’do ta deshironte e vetme, nje zhvillim te tille, si nje moment krejtesisht i papershtashem, per futjen e vendit ne zgjedhje te parakoheshme!
Lind pyetja: Pse LSI po e “mbars “kaq shume opinioni me nje gjendje pasigurie, per vazhdimine koalicionit qeverises aktual? Ne fund te fundit, perse ajo, po e”ndjell”me kaq qetesi e pasion, nje paragjendje te tille, sidomos nepermjet “harmonizimit te titujve” te medias se rreshtuar prane saj e PD? Mesa duket gjerat kane shkuar shume larg,p erderisa kjo “skeme”, pervecse kerkon “rrezimin” e Rames, synon edhe konkretizimin e “flirteve”, me pushtetet (qeveria teknike), te PD, e cila tashme e ka “harxhuar krejtesisht “dhjamin e vene”, pergjate tet viteve te shkuara! Aq me teper, qe nje “qeveri teknike”, do te ishte nje avantazh i madh per PD-ne, e cila kete lloj “pauze” deri ne zgjedhje te parakoheshme do ta shfrytezonte edhe si nje mundesi per unifikimin e radheve te saj, te cilat nga gjithe sa e njohin, nga afer apo ne distance, militante apo edhe drejtues te saj, konsiderohet e rrenuar!
Por kur ne kete “aksion” te paparashikuar, do t’i gjendej “ish aleatja”, e para tri vjeteve, gjendja e saj e brendshme , do te merrte ndoshta kthesen e duhur, nderkohe qe as me pak e as me shume: LSI, me nje levizje te tille, s’kishte bere gje tjeter, pervecse kishte perseritur “2005”-en, kur u shkeput si “franksion” i PS, me te vetmin synim; -largimni e socialistit Nano nga pushteti… Ngrihen shume pyetje hipotetike me kete rast?
P.sh ;-cfare s’shikon e s’lexon dot, opininoi i majte, ne marredheniet midis dy “gladiatoreve” (Rama- Meta), qe gjendja duhet te vinte deri ne kete shkalle? …Elektorati socialist sidomos, i cili per hir “te vllazerise” beri sakrilegj,pergjate ketyre tri vjeteve, ka te drejte te beje pyetje nga me te ndryshmet …edhe pse e di qe “kasaforta” e pergjigjeve, nga “Rilindja”, per të tashme eshte kycur njehere e mire!
“-Çfar kerkuat dhe une sua dhashe”- u tha Gylenisteve, Erdogan, ne vitin 2013, kur ata shperthyen kunder tij, ne tentative edhe per ta arestuar… Perkon paksa ne realitetin bashkeqeverises, kjo sentence e Erdogan, drejtuar “ish aleateve” kundershtare, te tij: cfare ka kerkuar LSI dhe nuk e ka marre nga Rama? – Te gjithe jemi deshmitare se si “vellai i vogel” ka marre c’ka dashur, aq sa eshte “veshur e renduar” me pushtet, gati gati si i barabarte, e ne mos me shume nga “i madhi”, por qe gjitheandej ka “ndihmuar” per ta bere “pis” bashkeqeverisjen… Por edhe kjo, nuk paska mjaftuar, ne marredheniet midis tyre! Atehere natyrshem lind pyetja: mos valle “ceshtja” reforme e ka shkelur “ne kallo” LSI-ne ? Shpresoj se kjo pyetje, ne nje kohe jo fort te larget, do te marre pergjigjen e duhur! Nga ana tjeter, vazhdoj te mendoj se PS s’ duhej ta kishte sjelle ne kete derexhe pushtetin e saj; gabim fatal koalicioni me LSI, nderkohe qe keto kalkulimet hipotetike, qe e cojne apo jo PS -ne, ne 71 apo 75 vota, duhet te ishin bere ne 2013. Atehere gjithcka ishte shume me mundshme! Sot edhe mund “ta shtyje” mandatin deri ne perfundimin legjitim…dhe me siguri qe keshtu ka per te ngjare, por me pas kush prej jush, mund te me argumentoje se cila do te jete skema, qe do ta nxirte fituese PS, duke i dhene te pakten 66 deputete, aq sa me 2013-ten?
Ka dy disavantazhe te pallogaritshme, te cilat fatalisht “strateget”e “Rilindjes” nuk duan t’i marin parasysh. Se pari -LSI, tashme akoma me “e fuqizuar”, ne rastin me te “mire” do te kerkoje drejtimin e qeverisjes se ardhshme…e ne “me te keqin” do t’i bashkangjitet PD, e cila, per hir te kockave te pushtetit, do t’i jepte c’fare t’i kerkohej, nga “torta”- pushtet! Gje qe do t’i shkonte “per hosh” edhe vete anetaresise se LSI-se, e cila ne masen me te madhe, eshte kontigjent i PD, mbajtur ne administrate prej LSI-se…
Se dyti; gjendja organizative dhe sidomos perberja e drejtimit te strukturave te PS (pergjithsisht individe te refuzuar dhe pakurrfare eksperience) ,shto ketu kalimin e pushtetit pergjate ketyre kater viteve, ne duar te padenja dhe pa asnje lidhje me socialistet, e ben gati te pamundur aritjen e kuotave te vitit 2013, c’ka e largon me shume akoma nga fitorja,si e vetme ne zgjedhjet e rradhes. Por le te presim…tashme ora e ballafaqimit,po afron; kanë mbetur,vetem dicka me pak se nje vit, nga dita e zgjedhjeve elektorale!
*Ish-Kryetar i PS-së Korcë