Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, Ankaraja “sulmon” edhe “Gylenistët” në Kroaci

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, Ankaraja “sulmon” edhe “Gylenistët” në Kroaci

Ky nuk është rasti i vetëm që Ankaraja zyrtare ankohet në vendet e rajonit për “Gylenistat”. Së fundit, Turqia po bën përpjekje që të nxis reagime kundër shkollave të Gylenit edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ambasadori i Turqisë në Kroaci, Ahmet Tuta ka mbajtur sot një “brifing“ për gazetarë për t’iu transmetuar atyre informacione të besueshme për zhvillimet në Turqi që lidhen me grusht shtetin e dështuar.

Ai ngriti shqetësimin se disa media perëndimore raportojnë në mënyrë të pasinqertë për zhvillimet në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori Tuta, u ka treguar gazetarëve një video-prezantim të zhvillimeve në natën e puçit, me të gjitha statistikat dhe informacionet relevante pas çka ka ndarë kohë të përgjigjet në pyetjet e tyre të cilat në të shumtën e rasteve kishin të bëjnë me mundësinë e paralajmëruar për sjelljen e dënimit me vdekje dhe për rolin e Fethullah Gylenit në grusht shtetin e dështuar

Tuta ka thënë se “po të kishte pasur sukses puçi, Turqia do të ishte nën një pushtet ushtarak që është arsyeja e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme duke u vënë në shënjestër të kritikave që vijnë nga BE-ja”, ndërsa si shembull mori Belgjikën dhe Francën në të cilat shtete gjendja e jashtëzakonshme ka kohë që është në fuqi.

Ai kritikoi qëndrimin e disa mediave perëndimore të cilat sipas tij janë përqendruar te masat e ndërmarra kundër puçistëve duke anashkaluar vet tentativën për puç.

Këtë qasje ai e quajti të pasinqertë. Ambasadori turk tha se në Kroaci ka ithtarë të Gylenit, të cilët do të jenë temë diskutimi në takimet me zyrtarët kroat.

Ai tha më tej se agjencitë inteligjente të të dyja shteteve janë duke bashkëpunuar në drejtim të këmbimit të informatave.

Ky nuk është rasti i vetëm që Ankaraja zyrtare ankohet në vendet e rajonit për “Gylenistat”. Së fundit, Turqia po bën përpjekje që të nxis reagime kundër shkollave të Gylenit edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, transmeton lajmi.net.

Në rastet e fundit, mediat shtetërore turke ka intervistuar disa persona si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, të cilët kanë thënë se shkollat e sponsorizuara nga Gyleni duhet të mbyllen.

Mirëpo, ka qenë reagimi i ministrit të Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami i cili ka thënë se askush nuk mund të ndikojë që këto institucione arsimore të mbyllen.

Please follow and like us: