Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasja Rama-Kokëdhima, Bejtja: Gjeni konsensusin, t’i dëgjojmë të dyja palët 

 

 

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka një mendim të tijin në lidhje me përplasjen që po ndodh brenda PS-së,  mes Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës. Me një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, Bejtja thotë që duhen dëgjuar të dyja palët në lidhje me këto që po ndodhin.

“E majta e Koços dhe Rilindja e Ramës

Historia e se majtës shqiptare nuk duhet dëgjuar vetëm mono, duhet dëgjuar dhe sterjo… Unë vetë kam kuriozitet t’i dëgjoj të dy dhe të majtin rishtar Edi Rama dhe veteranin e së majtës, Koço Kokëdhima; e dëgjoj Edi Ramën dhe kur flet me gojën e Fevziut apo Batonit, sikurse e dëgjoj dhe Kokëdhimen me çdo gojë që flet qoftë dhe me të veten… Nuk e di kush ka të drejtë se nuk jam ekspert i së majtës, por veçanërisht e majta duhet t’i dëgjojë të dy… I takon të majtës të gjykojë dhe të besojë kë të të doje, dhe mua gjitha ashtu… Por një gjëje nuk mund t’i shmangen: duhet të flasin vetë të dy”, – shkruan Andi Bejtja në Facebook.

Please follow and like us: