Albspirit

Media/News/Publishing

Përse nuk ka një ftesë për Ramën në Washington?!

 

Është e habitshme por edhe Lulëzim Basha, kryetar i një partie të djathtë, ka patur një ftesë dhe ka shkuar sot në Konventën e Demokratëve në SHBA.

Edhe ish kryeministri Meta, Po ashtu edhe Majko. Të ftuar të gjithë nga PD e SHBA dhe personalisht nga zonja Klinton, kandidate për Presidente e SHBA.

Arsyeja e vërtetë akoma nuk dihet. Nëse Rama do të kishte ftesë, nuk do të mund ta refuzonte.

Po ndoshta Rama është bërë edhe protagonist i panevojshëm, duke sulmuar hapur Donald Trump, gjë që nga mediat amerikane nuk është pritur pozitivisht.

Për amerikanët është e paperceptueshme që një Kryeministër i një vendi tjetër, të këshillojë, të mësojë dhe të ndërhyjë në Zgjedhjet amerikane.

Rama duke dashur të jetë sa më afër zonjës Klinton, mund tja ketë mohuar vetes këtë ftesë.

Ndërkohë gëzon pushimet që ja dha edhe vetes për datën 25 korrik.

Please follow and like us: