Albspirit

Media/News/Publishing

Raporti grek, Kanadaja, vendi që ka investuar më shumë në Shqipëri në 2007-2014 

Një raport në lidhje me ekonominë dhe vendet investuese ka nxjerrë të dhëna interesante. Nga viti 2007-2014 shteti fqinj Greqia e ka humbur vendin e parë të investitorit të huaj në Shqipëri.

Një raport guidë i ambasadës së Greqisë në Tiranë me emrin “Business Albania” bën të ditur se, është Kanadaja që ka zënë vendin e parë të investitorëve të huaj në Shqipëri. Kjo për shkak të investimeve që kanë bërë kompanitë kanadeze në fushën e hidrokarbureve në gaz e naftë dhe në miniera.

Por pas vitit 2014 Greqia duket se ja ka dalë sërish që të ndryshojë vendin me Kanadanë, duke dalë në vendin e parë e duke e kaluar shtetin e largët në vendin e dytë. Në vendin e tretë të vendeve që investojnë më shumë në Shqipëri është Italia.

Në vitin 2014, tre investitorët e parë të huaj në Shqipëri janë: Greqia  me 25,68% të kapitalit, Kanadaja me 16.57% të kapitalit dhe Italia me 11.56% të kapitalit në Shqipëri.

Please follow and like us: