Rita Ora, me dy veshje të ndryshme në Nju-Jork
Në sezonin e tanishëm të “America’s Next Top Model”, Rita Ora do të zëvendësojë Tyra Banks. Ora u zgjodh pasi pamja e saj e jashtme dhe shijet në veshje, si gjithnjë janë të pagabueshme.
Një ditë më parë, 25-vjeçarja u pa dy herë radhazi në Nju-Jork me dy veshje të ndryshme që bënë të tërhiqte vëmendjen e qindra kalimtarëve.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë mëngjesit, Rita ka xhiruar vazhdimin e sezonit të 23 të këtij spektakli duke u paraqitur me një fustan lëkure në formë verefi e kombinuar me një palë këpucë neoni ngjyrë vjollcë. Si gjithmonë ajo ka shfaqur këmbët e tonifikuara dhe dekoltenë.
Ndërsa pak orë më parë ajo u shfaq përsëri, por këtë herë për të kaluar momente relaksi në një “Spa” duke veshur një bluzë të gjatë vibrante portokalli e kombinuar me një pale të sheshta ngjyrë të bardhë.
Këngëtarja nuk ka patur kritika për mënyrën sesi zgjedh të vishet, madje fansat dhe personazhe të tjerë publikë përpiqen ta kopjojnë.




