Albspirit

Media/News/Publishing

Vazhdojnë bastisjet e zytarëve të lartë rusë


Andrei Belyaninov, udhëheqësi i Agjencisë Federale të Doganave të Rusisë - Arkiv

Shërbimi i Sigurisë së Federatës Ruse (FSB) ka njoftuar se e ka bastisur zyrën e zyrtarit më të lartë të doganës dhe shtëpinë e ish këshilltarit të tij. Ky është rasti i dytë që një zyrtar i lartë i një agjencie qeveritare bastiset nga autoritetet e sigurisë.

“Novaya Gazeta” raporton se FSB e ka bastisur shtëpinë e Andrei Belyaninov, udhëheqës i Agjencisë Federale të Doganave dhe shtëpinë e Sergei Lobanov, tani biznismen, mëngjesin e të martes.

Operacioni ka qenë pjesë e një hetimi për kontrabandimin e alkoolit që tashmë ka çuar deri në arrestimin e tre biznismenëve në Shën Petersburg në muajin mars.

Interfax e ka cituar një burim të saj që thotë se hetuesit kanë konfiskuar dokumente nga Zyret Qëndrore të Agjencisë Federale të Doganave në Moskë.

Këto bastisje shpërfaqin tensionet në rritje në mes të agjencive qeveritare.

Më 19 korrik, FSB ka arrestuar tre hetuesë të njohur të Moskës me dyshimin që përfshinë marrjen e mitove nga një organizatë kriminale.

Please follow and like us: