Vrasja e priftit në Francë, reagon Papa Françesku
Papa Françesku reagoi pas ngjarjes së tmerrshme në Francë ku një person vrau me thikë një prift pas një pengmarrje në një kishë.
Papa e dëni këtë akt absurd dhune, siç e përshkroi, që sjellë vetëm dhimbje e tmerr. Vrasja barbare e priftit 84-vjeçar dhe i gjithë incidenti në vetvete u dënua ashpër dhe nga kryeministri francez Manuel Valls.
“E gjithë Franca dhe të gjithë katolikët janë të lënduar sot. Ne do të qëndrojmë të bashkuar”, shkroi ai në “Twitter”,
Presidenti Francois Hollande ka mbërritur sakaq në Saint-Etienne-du-Rouvray ku po informohet nga policia mbi dinamiken e ngjarjes.
“Vajtoj për vuajtjet e njerëzve të mirë e i ftoj dhe jo besimtarët ta bëjnë një gjë të tillë”, tha kryepeshkopi i Roune-it, Dominique Lebrun.
Kisha katolike, shtoi ai, nuk ka armë tjetër përveç lutjes dhe predikimit të vëllazërisë mes njerëzve. Nuk ka ende asnjë të dhënë mbi identitetin e pengmarrësve, por Franca ka qenë në gjendje alarmi që prej sulmit të Nice-s ditën e festes kombëtare të Bastijes, kur 31 vjeçari tunizjan Mohamed Bouhlel përplasi një kamion mbi turmën e njerëzve që kremtonte, duke vrarë 84 vetë.
Dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me sulmin e 14 korrik teksa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se kush i siguroi agresorit mbështetje logjistike.