Albspirit

Media/News/Publishing

Wikileaks, Hillary Clinton është interesuar për Marrëveshjen e Ohrit

Marrëveshja e Ohrit, implementimin e plotë të së cilës tani e 15 vite po e pengon BDI me partnerët e saj maqedonas (LSDM dhe VMRO-DPMNE), ka qenë edhe në fokusin e  interesimit të Hillary Clinton, ish sekretare shtetërore amerikane, tani kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale që sivjet do të mbahen në Amerikë.

WikiLeaks para disa ditëve ka publikuar emaile të Hillary Clinton. Në vigjilje të konventës demokratike ku konfirmohet kandidatura e ish-zonjës së parë të Shteteve Bashkuara të Amerikës për kryetare të shtetit, WikiLeaks ka publikuar edhe mbi 50 emaile për Hillary Clinton e cila është në garë me kandidatin e Republikanëve Donald Trump për të parin e SHBA-ve.

1.Në vitin 2001 me datë 27 shtator, Claire Coleman ka raportuar tek Hillary Clinton rreth temës së konfliktit në Maqedoni. E-maili ka titullin ”Diplomacia para dhe pas konfliktit” me subjekt ”Ja raporti nga Marc Grossman që keni kërkuar”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Coleman e informon Clinton rreth gjendjes së konfliktit, si është duke vepruar diplomacia e SHBA-ve dhe BE-së, dhe kush është në bisedime.
”Një shembull i parandalimit të konfliktit sipas shembullit të Lund-it ishte edhe përpjekja e NATO-s në bashkëpunim me BE-në për të shmangur konfliktin civil mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ky operacion i suksesshëm u udhëheq nga Javier Solana, gjeneral i NATO-s dhe zyrtarë i lartë BE-së. Gjatë kësaj periudhe kam biseduar edhe me Lord Robertson, Javier Solana dhe ambasadorin amerikan në vend James Pardew, të cilin e emëroi presidenti Clinton dhe sekretari Colin për të luajtur rol kryesor në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit” i shkruan Claire Coleman kandidates së Demokratëve për President të SHBA-ve, më datë: 27 shtator, 2001.

Please follow and like us: