Zjarre në pyje/ Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Hios
Organet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Hios në Egjeun lindor për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në jug të tij prej mëngjesit të së hënës.
Repartet e zjarrfikësve ende nuk kanë mundur ta vënë situatën në kontroll, pasi zona është e ndikuar nga erërat e forta dhe temperaturat janë tepër të larta.
Raportohet se janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve në të paktën gjashtë fshatra.
Zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit.
Please follow and like us: