Albspirit

Media/News/Publishing

BE, ultimatum 3 mujor Polonisë për Shtetin e së Drejtës

Komisioni Evropian nxorri sot një ultimatum prej tre muajsh ndaj Polonisë për të riparë funksionimin e gjykatës së saj kushtetuese, të reformuar nga konservatorët që kur erdhën në pushtet me një ligj shumë të përfolur. “Ne ftojmë autoritetet polake të veprojnë për të zgjidhur këto shqetësime dhe të informojnë Komisionin për masat e marra në këto tre muaj”, njoftoi zëvendëspresidenti i ekzekutivit evropian, Frans Timmermans. Kjo është një etapë e re në procedurën unike dhe të pazakonte të filluar nga Bashkimi Evropian kundër Varshavës mbi çështjen e Shtetit të së Drejtës

Please follow and like us: