Clinton hyn në histori, e para femër kandidate për presidente e SHBA
Hillary Clinton hyn në histori si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.
Ajo e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallën e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.
Në një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.
Ish-sekretarja e Shtetit nuk ndodhej në Philadelphia, por komunikoi me përkrahësit e saj përmes një lidhjeje direkte. Në ekranin gjigant u shfaqën njëri pas tjetrit të gjithë presidentët amerikanë, e më pas Hilary Clinton.
Në fjalën e saj Clinton u shpreh e lumtur për nominimin teksa dërgoi edhe një mesazh për të gjitha vajzat që mund të kenë qëndruar zgjuar vonë në mbrëmje për të pritur zyrtarizimin e saj.
“Dhe nëse aty ka ndonjë vajzë të vogël e cila qëndroi zgjuar për të më parë mua, më lejoni të them. Unë mund të bëhem Presidentja e parë grua, por një nga ju do të jetë e radhës”, ishin fjalët e Clinton.
Hillary mori edhe mbështetjen e bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara.
“Hilary ka një aftësi unike për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të reduktuar rreziqet me të cilat ne po përballemi. Ajo ka aftësinë për të sjellë ndryshim. Vetëm bëjani të ditur një problem, kthehuni pas një muaji dhe do të shihni që Hilary do të ketë shënuar përmirësime. Kjo është edhe arsyeja se pse ju duhet t’a votoni atë, pasi Hilary nuk do të heqë dorë asnjëherë”, u shpreh ish-Presidenti.
Edhe në ditën e dytë të konventës, Bernie Sanders e shfaqi hapur mbështetjen e tij, por një moment emocionues ishte kur vëllai i Senatorit të Vermontit foli përpara të pranishmëve.
“Dua të përmend në këtë konventë emrat e prindërve tanë, Eli Sanders dhe Dorothy Glassber. Ata nuk patën një jetë të lehtë dhe vdiqën të rinj. Jam i sigurt që do të ishin krenarë për arritjet e djalit të tyre”, u shpreh Larry, duke prekur emocionalisht edhe vëllanë e tij Bernie.

Please follow and like us: