E vërteta/Ja e-maili i Fatmir Xhafës për Komisionin e Ligjeve
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se selia blu është njohur me draftin për 7 ligjet e Vetingut vetëm mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë pas kësaj deklarate, përmes një reagimi të përbashkët, Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-së bënë me dije se deputetët janë njohur me draftin që në gjysmën e dytë të muajit qershor.
Por e vërteta është se drafti iu është shpërndarë anëtarëve të Komisionit të Ligjit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00.
Kryetari i Komisionit posaçëm të Reformës në Drejtësi iu bën me dije deputetëve se EURALIUS iu ka dërguar projektligjin per Vetingun se bashku me 4 shtojcat dhe relacionin ku jane reflektuar edhe ndryshimet e reja kushtetuese.
“Sapo Euralius dergoj projektligjin per Vetingun se bashku me 4 shtojcat dhe relacionin ku jane reflektuar edhe ndryshimet e reja kushtetuese.
Te lutem shperndaji keto dokumenta per anetaret e Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen ne Drejtesi.
Ende nuk munde te caktojme nje kohe te sakte per thirrjen e mbledhjes se komisionit.
Fatmir” thuhet në e-mailin e Xhafës./citynews