Albspirit

Media/News/Publishing

Historia jonë dhe gabimet që vlejnë miliona

Shtëpia Botuese Saras promovon librin “Shtjellime historike për troje e vise shqiptare” me autor Bajram Peçin

Bajram PeciPse duhet ditur c’është “Albania Veneta”? Me këtë pyetje Bajram Pecci nis shkrimin e parë “Albania Veneta Shqipëria Venedikase”, të një morie studimesh me karakter publicistik e historik që bëjnë librin “Shtjellime historike për troje e vise shqiptare”. “Sllavët nuk reshtin së shtrembëruari historinë tonë. Orvatja e tyre e fundit është fjalori I Akademisë së Malit të Zi, ku shqiptarët paraqiten si sllavë të “albanizacja” dhe “Albania veneta” një trill I yni.  Ndaj është domosdoshmëri , që në mbartjen e dijeve tona historiko-kulturore, të kihen njohuri për këtë emërtesë të rëndësishme historike, jo thjesht si terminologji, por si pjesë shumë e rëndësishme e rrugës së vështirë që ka përshkruar kombi shqiptar”, thotë Peçi. Në fakt shtjellimi I shumë fakteve historike që janë përballur këto kohë me shtrembërime, janë shtylla e këtij libri. Herë me një stil polemizues e herë informues autori sjell një libër që bën bashkë qëndrimin e unifikuar të një intelektualit shqiptar mbi zhvillimet që kanë shoqëruar vëndin sidomos këto dy dekadat e fundit. Të hënën në ambientet e restorant “Kaon” libri bëri bashkë gazetarë, historianë, e njerëz të tjerë nga fusha e kulturës në një promovim të organizuar nga Botimet “Saras”. ”Libri është I ndarë në katër pjesë. Tre pjesët e para kanë lidhje me tema të historisë së kombit shqiptar. Kombi, është një nga shqetësimet më të mëdha të këtij libri, një shqetësim që vjen natyrshëm tek ccdo intelektual që ka qënë pjesë e zhvillimeve të vëndit në këto 26 vite. Nuk mungojnë këtu as polemikat që shpesh me botimin e tyre në gazetë, janë kthyer në promotore të lëvizjeve që kanë bërë bashkë historianë e gazetarë në mbrojtje të ccështjeve që kanë pasur të bëjnë me identitetin, historinë apo të shkuarën tonë”, u shpreh redaktorja e librit Alda Bardhyli. Si pasionant I filatelizë dhe numizmatikës, Bajrami sjell në këtë libër një këndvështrim interesant në këtë fushë, shkruar me një stil që bën bashkë historinë dhe kuriozitetin, për të na shpalosur një botë të pasur në këtë pjesë të trashëgimisë sonë shpirtërore. “Mbledhja e pullave të postës dhe gabimet që vlejnë miliona”, apo “Thesaret e metaleve të cmuara monedhat dhe shkenca e numiziatikës me fondin e saj tërheqës”, janë shkrime që e kalojnë kufirin e të qënurit informues. “Numri i mbledhësve të pullave, pa qenë filatelistë, shënon rritje. Një numër jo i vogël i njerëzve të pasur kërkojnë për të vënë paratë e tyre në të ashtuquajturat investimeve alternative. Tek artet e bukura ka qenë vazhdimisht një investim i mirë dhe janë mijëra blerësit e investuesit. Në këtë kategori përfshihen edhe makinat klasike, vepra arti, bizhuteri ari dhe instrumente muzikore. Popullaritet te milionerët e rinj, që janë në kërkim të risive të tjera për të investuar tepricat e tyre, ka fituar edhe investimi në pulla postare. Ata, duke parë normat mjaft të ulëta të interesit që aplikojnë bankat, zgjedhin si më të vlefshme blerjen e pullave, monedhave e kartëmonedhave të rralla, si dhe libra të vjetër, edhe më të rrallë, sesa të lënë paratë e tyre në banka. Përveçse është investim, bukuria e pullave dhe monedhave të rralla fillon dhe bëhet pasioni i mbledhësit”, shkruan autori. Sipas tij ndër “misteret” që mbështjellin filatelinë shqiptare, pa druajtje në krye mund të rendisim atë emision që quhet “Industriali”. Zanafilla e qarkullimit i përket datës 4 dhjetor 1970 dhe ka pesë vlera nominale, 10, 15, 20, 25 dhe 80 qindarka. Ato u prodhuan me shumicë, sepse parashikohej të qëndronin në përdorim një kohë të gjatë. Dolën dhe u përdorën gjerësisht në të gjitha sportelet e zyrave postare. Në pamjet e tyre ishin vendosur veprat industriale tek Uzina Traktori – Tiranë, Uzina e Azotikut – Fier, Uzina e Superfosfatit – Laç, Kombinati Metalurgjik – Elbasan dhe Uzina e Koksit – Qyteti Stalin. “Të zbulosh Shqipërinë nëpërmjet fotografisë”, jo vetëm sjell një tablo të të huajve që vizituan vëndin tonë, por dhe një hulumtim studimor mbi këtë disiplinë arti. “Një nga njohësit më të mirë të historisë së të huajve që fotografuan Shqipërinë, është albanologu, shkrimtari e përkthyesi Robert Elsie. Me autoritetin e një studiuesi serioz, ai këmbëngul se i pari fotograf ka qenë austriaku Jozef Szekely, i cili në vjeshtën e vitit 1863 ishte në shërbim të albanologut Johan Georg fon Han. Udhëtimi i tyre ishte programuar e financuar nga Akademia e Shkencave të Austro-Hungarisë. Kohëqëndrimi i tij në Shqipëri dha të parat shkrepje fotografike. Janë mbi 50 foto të bëra në Shkodër, Prizren, Ohër, Manastir dhe në luginat Drin e Vardar. Për kimistin e fotografin Jozef Szekely, J.Han shkruan: “…J.Szekely e përmbushi detyrën e tij me një zell të jashtëzakonshëm dhe bëri një sërë pamjesh, të cilat mund të vihen në një rang me gjërat më të bukura që ka mundur të realizojë arti i fotografisë”, shkruan Peçi. Në historinë e publicistikës shqiptare të pas viteve 90-të autori vjen jo vetëm me kontributin e tij si administrator I disa gazetave të rëndësishme, por dhe si një penë që ka lënë gjurmët e veta. Bajram Peçi ka lindur më 15 gusht 1946, në një familje me prejardhje nga Kucci I Labërisë. Me arsimim formal të kryer për juridik, ushtroi detyra të ndryshme në administratën shtetërore: shef seksioni në Komitetin Ekzekutiv Tiranë, drejtor I Postave të Shqipërisë. Prej 25 viteve ai ka qënë I lidhur me shtypin , që prej vitit 1992 kur nisi punën si menaxher , drejtor dhe administrator në organe të ndryshme të shtypit si “La Gazzetta del Mezzogiorno”, “Gazeta shqiptare”, “Koha Jonë”, “Shqip” dhe “Shtëpia Botuese Saras”. Ka botuar në organe të ndryshme shtypi e prej vitit 2006 ka botuar rregullisht në gazetën Shqip. Mjedisi historic I ndërgjegjes kombëtare  ndjenja atdhetare e bashkësive shqiptare, historia e kombit është lënda që e shtyn në kërkimin dhe gjetjen e interesit , që I shërben dhe edukimit etik. Ka qënë pjesë e botimeve me artikuj, analiza, e komente të aktualitetit social-politik në të përditshmet shqiptare. Si filatelist e numizmat, dhe për një periudhë si Kryetari I Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë ka dhënë ndihmesën e tij në zhvillimin e këtyre degëve të kulturës e atë të trashëgimisë kulturore. Libri “Shtjellime historike për troje e vise shqiptare” është një ftesë që ai I bën lexuesit për tu endur në historinë tonë.

Please follow and like us: