Albspirit

Media/News/Publishing

Ja ku jetojnë njerëzit më të gjatë dhe të shkurtër në botë

 

Një studim i kryer se fundmi tregon se burrat holandezë janë më të gjatët në botë. Ndërsa si gratë më të gjata renditen ato letoneze. Gjatësia mesatare e një burri holandez është 183 cm, ndërsa e një gruaje letoneze 170 cm. Studimi i botuar në revistën”eLife”, ka marrë në analizë 187 vende që nga viti 1914. Studimi tregon se burrat dhe gratë e Iranit dhe Koresë së Jugut kanë një gjatësi më të madhe krahasuar me shumë vite më parë, duke u rritur me 16-20 cm. Burrat më të shkurtër janë në East Timor, me gjatësi mesatare 160 cm. Ndërsa gratë më të shkurtra janë në Guatemala. Një femër 18-vjeçare në Guatemala nuk është më shumë se 150 cm.

Please follow and like us: