Kuçi dhe Banks e konfirmojnë bashkëpunimin Kosovë – SHBA
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi, është takuar sot me shefin e Zyrës politike dhe ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Steve Banks, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Gjatë takimit Kuçi dhe Banks kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar progresin e arritur në proceset evrointegruese, për punën në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.
Në fund të njoftimit theksohet se Kuçi dhe Banks kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, e veçanërisht në atë të sundimit të ligjit.