Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi Kombëtar i Demokratëve shkruan një faqe të re në historinë amerikane

 

Vota e delegatëve e bën Hillary Clinton, gruan e parë kandidate presidenciale të një prej dy partive të mëdha të vendit

 

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate në Philadelphia sapo ka përfunduar, sipas traditës, deklarimin e votave për çdo shtet, duke shpallur Hillary Clinton fituese zyrtare të garës.
Deklarimi i fitueses u shoqërua me duartrokitje, brohoritje, gëzim dhe lot mes delegatëve në sallën e madhe të Qendrës “Wells Fargo”.
Në mënyrë domethënëse, kryebashkiakja e Baltimore, Stephanie Raëlings Blake e filloi radhën e deklarimit të votës duke pyetur delegatët: “A jeni gati të shkruani historinë?”
Dita e parë e Kuvendit ishte karkterizuar nga fishkëllimat, mërmëritjet kundërshtuese e parrullat e zëshme kundër Hillary Clinton, në favor të kandidatit të mundur, Bernie Sanders. Mirëpo, sot, mbështetësit e ish-Sekretares së Shtetit, ishin të vendosur të ishin kori dominues në sallë. DHe vërtet që mbizotëruan.
Isabel Baker, një delegate 88-vjeçare nga Oklahoma, u lind në 1929 vetëm 9 vjet pasi SHBA u dha grave të drejtën për të votuar.
“Nuk mendoja kurrë se do të arrija ta shihja këtë ditë”, tha ajo për radion e njohur amerikane, NPR.
Kur i erdhi radha Vermontit, Bernie Sanders që përfaqëson këtë shtet në Senatin Amerikan, e mori vetë mikrofonin në dorë. Ai i bëri thirrje kryetares që të pezullonte regullat dhe të emëronte Hillary Clinton, candidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.
Disa mbështetës të tij dolën fare nga salla, por ishin shumë pak. Delegatët ishin në një moment euforie. Salla u shkund nga pohimi i zëshëm në favor të kandidates historike.
Vetë Hillary Clinton, që në 2008, u detyrua në Kuvend të pranonte humbjen e saj dhe fitoren e Presidentit Barack Obama ishte e emocionuar dhe modeste. Ajo nënvizoi ashtu si pritej, rëndësinë historike që një grua zgjidhet për garën finale për në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
“Fitorja e sontme nuk i përket një personi”, tha ajo. “I përket brezave të grave dhe burrave që luftuan e sakrifikuan që ta kthenin këtë ëndërr në realitet”. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: