Meta e Basha, drekë pune me Fleckenstein
Përfaqësuesit e politikës shqiptare në Konventën e demokratëve, që po zhvillohet në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, u takuan sërish me eurodeputetin Knut Fleckenstein.
Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit thuhet se kreu i këtij institucioni, Ilir Meta ftoi për një drekë pune eurodeputetin Fleckenstein dhe të pranishëm në këtë drekë ishin edhe Lulzim Basha, Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka.
Në fjalën e dhënë për mediat, Fleckenstein “zyrtarizoi” qëndrimin e Bashkimit Europian për rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera të reformës në drejtësi.
“Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste. Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve” tha ai.