Nard Ndoka: Turqit po na pushtojnë Mirditën, nuk e bënë dot as për 5 shekuj
Deputeti demokristian Nard Ndoka ka reaguar ashpër për koncesionin me pagesë të Rrugës së Kombit, pasi Ministria e Transporteve shpalli fituese të tenderit kompaninë turke “Vendeka Bilgi”, e cila do të investojë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade. Kjo kompani do të ketë me koncesion për 30 vite Rrugën e Kombit dhe kalimi do të bëhet me pagesë prej 4.16 Euro. Deputeti Ndoka duke ironizuar tarifën e lartë që mjetet duhet të paguajnë për të kaluar, shkruan në Facebook se për 5 shekuj me radhë turqit nuk mundën ta pushtonin dot dhe po e bëjnë tani(figurativisht) me ndihmën e qeverisë shqiptare.
Statusi në Facebook i deputetit Nard Ndoka:
Turqit ‘pushtojnë’ krahinën e Mirditës me ndihmën e qeverisë shqiptare! Shqiptarët për të kaluar ne trojet e tyre duhet ti paguajnë turqve haraç 145 lira turke. Per pesë shekuj me radhë osmanllijtë nuk mundën të hyjnë dhe as të pushtojnë krahinën e trojet e Mirditës. Mirditorët me qendresën e tyre, me lidhjet e ndihmën e perendimit arriten ti ruajne trojet e tyre nga pushtuesit turq per shekuj më radhe. Paten dhe ruajten vetëqeverisjen e tyre, nuk e njohen dhe nuk i paguan asnjehere haraç pushtuesve turq, megjithë orvatjet e here pas hershmeve te turqve per të hyrë dhe pushtuar te vetmen krahinë që mundi të rezistojë. Ky fakt e beri atë krahinë te paprekshme edhe në besimin e tyre të Krishterë, si një vlerë kombëtare. Atë që osmanllijtë nuk mundën ta bënin me lufte, dhunë e joshje, sot turqit ‘modern’ me ndihmën e qeverive shqiptare kanë arritur ta ‘pushtojnë’ ekonomikisht. Së pari, duke ndërtuar hidrocentral në zemër te Mirditës dhe tani së fundi duke i vendosur ‘haraç’ 145 lira turke çdo mirëditori që kalon në trojet e veta të pa pushtuara asnjehere nder shekuj, as nga pushtuesit e tjere. Fijet e ‘puçit’ të Erdoganit në Shqipëri tashmë duken qartazi dhe haptaz. Tendenca e ‘pushtimit’ ekonomik dhe ndikimeve te rrymave ekstremiste islamike jane prezent dhe rrezikshem kudo ku ato e konsiderojne anadoll, si në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë. Erdogani ka ndërtuar xhami ne trojet shqiptare per 20 vite disa herë më shumë, se kanë ndertuar pushtuesit osmanllije per pesë shekuj sëbashku. Qeveria shqiptare duhet të shkundet nga pluhri dhe vetëdija kombëtare dhe të mbrojë shtetasit e vet nga tendencat dashakeqase per ‘pushtim’ alla Erdogan.