Albspirit

Media/News/Publishing

Parukierja e “Rrugës së Durrësit” procedohet për rrahjen e një klienteje

 

Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj parukieres e cila dje u bë protagoniste e një sherri me një kliente në floktoren e saj.

Merita Merja, e cila është pronare e një parukerie me të njëjtin emër në Rrugën e Durrësit do të procedohet për dhunën ndaj një klienteje të saj në ambientet e dyqanit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën e Durrësit, ku parukierja Merita ka rrahur një vajzë 27-vjeçare me inicialet A.T me banim në Sauk. Parukierja akuzohet për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Ishte një video e publikuar në faqen “Jeta Osh Qef” që shfaqte atë që kishte ndodhur në ambientet e parukerisë e që më tej kishte vazhduar në Rrugën e Durrësit. Në një rrëfim për këtë media, vajza shprehej se parukierja e kishte rrahur atë dhe motrën e saj, pasi këto të fundit refuzuan t’i bënin pagesën për lyerjen e flokëve. Sipas saj, motra kishte pësuar dëmtime në lëkurë dhe i kishin rënë flokët e për këtë arsye nuk donin të jepnin paratë. Për shuarjen e sherrit mes tyre, ku dyshohet se u përfshinë edhe pjesëtarë meshkuj të stafit, ose të afërt të parukieres, u desh ndërhyrja e forcave të policisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Merita Merja, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”, ka rrahur shtetasen Arta Tola, vjeç 27, banuese në Sauk. Neni 90 i Kodit Penal “dëmtime të tjera me dashje”.

http://abingmedia.com/embed/1104802-4

Please follow and like us: