Albspirit

Media/News/Publishing

Pas daljes britanike, Estonia e merr presidencën e BE në 2017

 

Estonia do ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në fund të vitit 2017, pasi Britania ka shpallur se largohet nga BE-ja, ka njoftuar mbrëmë vonë Bashkimi Evropan. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një “marrëveshje të gjërë” më 20 korrrik, që presidenca e Estonisë të bëhet 6 muaj më herët se sa ishte planifikuar në vend të Britanisë, ka thënë një zëdhënës i presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk. Në njoftimin e mbrëmshëm thuhet se ky vendim është formalizuar. Aktualisht, kryesuese e Bashkimit Evropian është Sllovakia, ndërsa në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kryesuese do të jetë Malta.

Please follow and like us: