Shtëpia brenda një kodre
Një shtëpi e nëndheshme, e ndërtua nga një arkitekt i njohur në Britani, ka dalë në shitje për një shifër prej 700 mijë paund.
E vendosur brenda një kodre në Holme Valley, vila e nëndheshme me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë është ndërtuar nga arkitekti Arthur Quarmby, tashmë në pension, i cili ka jetuar atje për 41 vjet me familjen e tij.
Me një pishinë të mrekullueshme brenda saj, që ndriçohet nga drita natyrale e diellit për shkak të arkitekturës së veçantë të çatisë të konceptuar me xham, vila e nëndheshme duket një vend shumë i veçantë për të jetuar.
Please follow and like us: