Albspirit

Media/News/Publishing

‘Syri’ i detit të Kinës Jugore

 

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar shpellën më të thellë nënujore në botë, në ishullin Xisha, në detin e Kinës Jugore. ‘Vrima blu’ ka një thellësi prej  300.89 metrash, duke thyer rekordin e mëhershëm, që mbahej nga ‘Blue hole’ në Bahamas me 202 metra thellësi. Shpella nënujore, e cila tradicionalisht  njihet si Longdong ose ‘Shpella e dragoit’, për vendasit njihet edhe si ‘syri’ i detit të Kinës Jugore. Projekti më i fundit eksplorues që zgjati nga gushti 2015 deri në korrik të këtij viti, vërtetoi se shpella nënujore ka një thellësi prej 300.89 dhe një diametër prej 130 metrash, tha Fu Liang, kreu i misionit eksplorues.

 

Please follow and like us: