Albspirit

Media/News/Publishing

Tajlandë, fotoja skandaloze e princit trashëgimtar, arrestohet gruaja e fotografit britanik

princi

Sandale, xhinse (shumë të ngushta), kanotiere me shpatullat jashtë, të ngritur deri mbi bark dhe një tatuazh i madh shumëngjyrësh në kurrizi. Fotot që tregojnë princit trashëgimtar tajlandez Maha Vajiralongkorn në aeroportin Monaco, në Bavari kanë bërë xhiron e botës; 63-vjeçari në fakt ishte veshur në një mënyrë më tepër se të çuditshme, pavarësisht pritjes zyrtare dhe ushtarake. Vajiralongkorn shkon shpesh në Bavari me të dashurën e tij, Suthida (pranë tij në fotografi), ku bëjnë shopin apo marrin pjesë në festa ekskluzive. Djali i mbretit Bhumibol Adulyadej, një nga njerëzit më të pasur në botë sipas ‘Forbes’, nuk shihet me sy të mirë në vendin e tij për shkak të kapriçove dhe zakonit për të shpenzuar para pa fund. Fotot fillimisht u publikuan në Twitter dhe më pas nga e përditshmja gjermane ‘Bild’, duke shkaktuar zemërimin e tajlandezëve.

princi1

Ajo që e pagoi, në fakt, ishte Noppawan “Ploy” Bunluesilp, bashkëshortja e gazetari britanik me qëndrim në Bangok, Andrew McGregor Marshall. Gruaja u arrestua disa ditë më parë nga policia tajlandeze ndërsa ndodhej në këtë vend me të bijën 3-vjeçare. Denoncimi është bërë nga vetë gazetari, korrespondent i Reuters dhe NBC, i cili ka mbajtur gjithmonë qëndrim kritik ndaj monarkisë tajlandeze. Në një komunikatë për shtyp, Marshall ka deklaruar se autoritetet tajlandeze nuk kanë pranuar t’i japin asnjë shpjegim se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi të shoqen, tashmë të arrestuar.

princi2

“Poy nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë. Nëse policia mendon se kam thyer ligjet tajlandeze, të kërkojnë ekstradimin tim sipas ligjeve ndërkombëtare”, – është shprehur ai. Sipas policisë tajlandeze, gruaja është arrestuar si e përfshirë në çështjen e fotos ndaj trashëgimtarit të fronit, që sipas tyre është false. Dënimi për këtë vepër penale në Tajlandë është minimumi 15 vjet.

Please follow and like us: