Tragjedia e patriotit Themistokli Gërmenji
Naum Prifti
Sikurse dihet mirëfilli Themistokli Gërmenji ishte një nga oficerët më të mirë të qeverisë shqiptare që u proklamua në Vlorë nga Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912. Atij iu ngarkuan detyra të ndryshme të cilat synonin ngritjen dhe funksionimin e shtetit të ri shqiptar.
Aktivitetin më të madh në shërbim të shtetit të ri shqiptar ai e kreu në Korçë si komiser i policisë për ruatjen e rendit dhe të qetësisë për mbarëvajtjen e tregtisë dhe ekonomisë dhe për kënaqësi të popullsisë. Shpallja e Republikës së Korçës ishte një akt i lartë patriotik për t’u prerë hovin synimeve shoviniste greke të cilët e konsideronin Korçën si qytet grek me që shumicën e popullsisë e përbënin të krishterët orthodoksë me gjykimet e tyre primitive që njëjësonin fenë me kombësinë.
Por akti më i rëndë i Themistokli Gërmenjit si komiser i policisë në Korçë qe përzënia apo dëbimi i dhespotit grek nga qytetii i Korçës drejt Durrësit a Elbasanit ku influenca e tij e po ashtu dhe autoriteti i tij qe thuajse i papërfillshëm për shkak të përbërjes fetare të popullsisë kryesisht myslimane.
Themistokliu u detyrua ta kryente aktin e dëbimit të fetarit të lartë për shkak se ai po ngrinte shoqëri të fshehta me orthodoksë për të penguar administrative dhe qytetare. Ky akt i ashembullt ngjalli zemerim te rrethet shoviniste se pengonte e priste planet e tyre shoviniste dhe aneksioniste të Epirit të veriut, ose vorioepirit sikurse e quanin ata. Me atë rast e kuptuan se sa të ishte Themistokliu komiser policie s’kishte asnjë shpresë për pajtim dhe marrëveshje midis tyre, prandaj nisën luftën e fshehtë dhe intrigat me autoritetet ushtarake franceze që ndodheshin në një pjesë të Greqisë dhe të Shqipërisë.
Qenë vitet e stuhishme të Luftës I Botërore, vitet 1914-1918 kur kacafytjet vazhdonin në shumë vende të Europës. Po të pyesim sot kush e vrau Themistokli Gërmenjitn përgjigjeja e saktë do të ishte e vranë intrigat e shovinistëve grekë me duart e ushtarëve francezë dhe të armëve të tyre pas një gjyqi të stisur e krejt formal të zhvilluar në Selenik.
Grekët e kallëzuan te Francezët se Themistokli Gërmenji kishte zhvilluar kontakte me ushtarakë të forcave austriake që kishin okupuar një pjesë të Shqipërisë dhe po marshonin drejt jugut. Themistokli kishte dale disa herë për të takuar miqtë e tij edhe në fshatrat larg Korçës por jo për bisedime apo marrëveshje me ta, se për të tilla bisedime s’kishte tagër dhe as autorizim nga qeverria e tij, por autoritetet ushtarake franceze u ngutën duke pranuar si faj se kishte dale disa herë prej Korçës për të takuar miqtë dhe të njohurit e tij që banonin në rrethinat e saj, por jo ushtarakë të ndonjë fuqie të huaj. Ata e arrestuan Themistokli Gërmenjin dhe pas një gjyqi të stisur dhe aspak legal e pushkatuan në Selenik të Greqisë duke vrarë një nga oficerët më të shquar shqiptarë të pavarësisë së brishtë shqiptare dhe një nga miqtë më të mirë të Francës dhe të forcave të tyre ushtarake në këtë pjesë të Ballkanit.
Në atë kohë Themistokli Gërmenji ishte vetëm 37 vjet, një burrë plot shëndet dhe energji që do t’i kishte shërbyer shtetit shqiptar me përkushtim. Statuja e tij ndodhet në oborrin e Bibliotekës së Korçës. Ajo është vepër e skulptorit Odise Paskali, një nga veprat e tij më të arrira. Aty duket një burrë me pamje fisnike që rrezaton mirësi, dashuri dhe besim për të ardhmen, sa pa dashur vizitori mban këmbët për ta soditur më gjatë. Themistokli Gërmenji luajti rol kryesor në nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916 në shpalljen e krahinës autonome të Korçës Republika e Korçës, në dëbimin prej andej të pushtuesve grekë dhe të administrates së tyre. Për Themistokli Gërmenjin dhe rrethet patriotike Republika e Korçës ishte pjesë e pa ndarë e territorit kombëtar dhe do të shërbente si bazë për çlirimin e plotë të tij nga trupat huaja pushtuese. Themistokli Gërmenji u pushkatua në Selenik më 9 nëntor 1917 me vendim të një gjykate ushtarake të improvizuar.
New York E Hënë 25 korrik 2016