Turqi, arrestohen 47 ish- punonjës të gazetës ‘Zaman’, u mbyll në mars
Të paktën 47 ish- punonjës të gazetës turke ‘Zaman’ e mbyllur nga qeveria muaj më parë, janë arrestuar nga policia turke.
Urdhër-arrestet u lëshuan këtë të mërkurë. Autoritetet turke morën nën kontroll gazetën më të madhe në vend dhe e çuan drejt falimentit vitin e shkuar me kërkesë të prokurorit të Stambollit.
Gazeta ishte pjesë e rrjeteve mediatike të fondacioneve të klerikut mysliman Fetullah Gulen, një armik me ndikim i Presidentit Erdogan.
Të paktën 42 gazetarë të tjerë janë arrestuar nga policia turke nën akuzën e pjesës së puçistëve.
Në mesin e gazetarëve të arrestuar është edhe gazetarja e shquar turke Nazli Ilicak, e cila u shkarkuar në vitin 2013 nga gazetare pro qeveritare Sabah, ndërsa ishte kritike e hapur e qeverisë për skandalet e korrupsionit. Ajo ishte gjithashtu edhe ish-deputete.