Turqia i do “kokën në tepsi”, shpërthen Berati: Erdoganin s’e dua!
Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Ambasada e Turqisë në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve që ta arrestojnë për shkak të një statusi satirik në Facebook kundër Presidentit Erdogan.
Siç edhe shkruan në reagimin e tij, Buzhala ka mbetur i shtangur nga kjo kërkesë e Qeverisë turke dhe shtron pyetjen se çfarë ndodh në Turqi me gazetarët e tjerë, referuar nga një rast kaq sporadik me një gazetar në Kosovë. Ai thekson edhe njëherë se është kundër Presidentit Erdogan për mënyrën si po qeveris vendin.
Reagimi në Facebook i gazetarit nga Kosova Berat Buzhala:
Vemendje ju lutem prej te gjitheve:
– Une as ne ditet e kaluara, e as sot, nuk kam ba kurrfare akti heroik, qe me meritu gjithe kete mbeshtetje. Nuk deshiroj me zhvate kurrfare simpatie, e as llajka, prej kesaj situate absurde, te shkaktuar jo prej meje por prej Ambasades turke, respektivisht Qeverise turke.
Natyra e statuseve te mia, sic tashme e dini te gjithe, eshte e tille. Ka sarkazem. Ka ironi. Ka cinizem. Ose une mundohem me notu ne keta ujera. Here me, e here pa sukses.
Nuk e kisha besu kurre qe nje qeveri e huaj, permes nje ambasade te saj, leshohet ne keso avanturash diplomatike. Gjithe ky reagim publik i juaji m’nxuni krejtesisht te papergatitur, sic m’nxuni te papergatitun edhe i ashtuquajturi démarsh. Ma hanger maca gjuhen. Nuk dita as cka me shkru. Fillova me mendu per gazetaret ne Turqi. Nese nje qeveri e huaj tregon keso zelli per me i qeru hesapet me nje gazetar vec per nje status ironik ne Facebook, atehere cka ndodh me koleget tane qe trajtojne tema serioze te gazetarise?
Refuzimin e juaj per me e pranu si te mireqene, si normal, kercenimin e ambasadores turke une mundem me e lexu vec si nje gatishmeri tuajen per me e mbrojte sovranitetin e shtetit te Kosoves, e edhe qytetaret e saj. Kjo eshte nje gje fantastike. Qe 100 vjet ne vendin tone kane vdeke njerez, jane ba luftera, ekzode biblike, per me e pase nje cope shtet tonin, ani pse i lodhte per momentin. E tash nuk mundet nje ambasadore, me nje demarsh, me e rrenu cdo sakrifice tonen, e cfare eshte edhe me e keqe, ajo ndoshta as nuk eshte e vetedijshme per veprimin e saj.
Pa deshte me tingellu patetik, ama momente te ketilla te mbushin me shprese se shume ma shume “jena ne anen e krijimit te nje shteti sekular, te pavarur, demokratik, te Kosoves” se sa ne anen e “e nje vilajteti”.
Perndryshe Erdoganin nuk e du, sic tashme dihet. Per popullin turk e kam nje simpati te madhe, e posacerisht per koleget gazetare te atij shteti, qe tash jane nje komunitet seriozisht i rrezikuar nga dhuna shteterore.
Krejt ne fund: Eshte e pamundur me shkru me krejt juve, e me ju falenderu per mbeshtetjen.
p.s.
I bej thirrje Presidentit Erdogan qe sa me shpejt ta liroje gjeneralin shqiptar te arrestuar per organizimin e puçit :P.