Albspirit

Media/News/Publishing

​Joe Biden shkon në Serbi më 18 gusht

Zëvendës Presidenti amerikan, Joseph Biden, dhe Kryeministri rus Dimitry Medvedev pritet që shumë shpejt të udhëtojnë drejt Beogradit. Takimi i tyre do të mbahet para formimit të qeverisë së re. Sipas të përditshmes “Vecerne Novosti” duke cituar burimet e saja , Joe Biden do ta vizitojë Beogradin më 18 gusht, ndërsa kryeministri nga shteti mik do të jetë në Serbi në fillim të Shtatorit. Sipas medias serbe Biden do të diskutojë me zyrtarët serbë për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA’së dhe për bashkëpunimet ekonomike. Një takim në mes të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Joe Biden ishte planifikuar që të zhvillohej në në qershor të vitit të shkuar, por ishte shtyrë për shkak të vdekjes së djalit të zëvendëspresidentit amerikan. Në vend të Biden, asokohe, Vucic ishte takuar me këshilltaren për siguri kombëtare në SHBA, Susan Rice.

Please follow and like us: