Albspirit

Media/News/Publishing

Clinton, më në fund një grua kandidate

Dy strategji të kundërta: Kongreset e republikanëve e demokratëve dallojnë prej njëri-tjetrit. Në një kohë që Donald Trump përhap frikë e ankth, Hillary Clinton beson tek forca e dashurisë. Ines Pohl nga Filadelfia.

Barack Obama und Hillary Clinton Democratic National Convention USA Rede

Andej e bardhë, këtu e zezë. Andej burrat, këtu gratë, burrat, trans-dhe ndërseksualët. Andej një person feston vetveten, këtu festojnë dhe diskutojnë njerëz nga e gjithë Amerika, me shpresa ide dhe ëndrra. Andej janë republikanët. Këtej demokratët. Jo shpesh kongreset e këtyre partive zhvillohen kaq pranë në kohë. Vetëm pak ditë më parë përfundoi spektakli i Donald Trump pas një fjalimi të ekzagjeruar të kandidatit republikan në një det trengjyrësh -të kuq-të bardhë- blu. Ndoshta është afria në kohë, që i nxjerr kaq në pah dallimet. Ndoshta fushata zgjedhore në twitter, që e polarizon kaq shumë atmosferën. ose thjesht realiteti.

Dallimet bien në ny menjëherë

Mjafton një vështrim në dy skenat e kongreseve të partive për të kuptuar se ku ndodhesh. Këtu në Filadelfia është mbledhur një Amerikë e larmishme, njerëz me ngjyrë e pa ngjyrë, me veshje nga më të ndryshmet qëndrojnë përbri njëri-tjetrit. Të rinj, të moshuar, myslimanë, të krishterë, ateistë, afroamerikanë, të bardhë, njerëz me prejardhje aziatike, indigjenë.

USA Wahlen Parteitag der Demokraten in Philadelphia Hillary Clinton

Demokratët festojnë shumëllojshmërinë dhe jetojnë ëndrrën e një shteti që ka kapërcyer racizmin dhe ka pranuar se koha e sundimit të të bardhëve ka marrë fund përfundimisht.

Mentaliteti izolacionist i republikanëve

Në Klivlend është e kundërta: Ky qytet bëhet dëshmitar, se ku të çon mentaliteti izolacionist i një partie që nuk i pranon ndryshimet demografike në një botë të globalizuar. Donald Trump sundon. Edhe pse zërat e pakicave prezantohen me pompozitet para delegatëve kryesisht të bardhë – në fund mbetet vetëm thelbi i Trumpit në një fjali: “Vetëm unë mund t’i zgjidh problemet.” Sa më të vështira problemet, aq më i rëndësishëm ofruesi i zgjidhjeve. Këtë e ka kuptuar Trump dhe e ka bërë moto të fushatës. Në fillim ai përdori reputacionin si miliarder për të pikturuar në mur rrënimin ekonomik të Amerikës- Tani përdor momentin për t’u shfaqur si roje e ligjit dhe rendit që del fitimtar mbi terrorin. Edhe këtu vlen, sa më e madhe frika, aq më i rëndësishëm mbrojtësi.

Frika është një armë e fortë, por edhe e rrezikshme. Librat e historisë janë plot demagogë, që e kanë dalluar atë dhe e kanë shfrytëzuar për qëllimet e tyre. Me pasoja të tmerrshme.

USA Wahlen Parteitag der Demokraten in Philadelphia Chelsea ClintonChelsea Clinton duartroket në kongresin demokrat

Nuk ishte e qartë për një kohë se për çfarë strategjie do të vendosnin demokratët kundër Trumpit, me një Hillary Clinton në krye, që ka shumë përvojë, por pak rrezatim emocional. “Besimi” do të ishte një zgjidhje e gabuar, për një kandidate që ka dalë me probleme në prezantimin e së vërtetës. “Forca” do të ishte një strategji e rrezikshme, sepse hapte derën për një garë për më të fuqishmin mes dy kandidatëve. Në fund demokratët kanë vendosur për një forcë që lëviz malet, “dashurinë”.

Kjo është strategjia, me të cilën demokratët duan të luftojnë kundër retorikës së Donald Trumpit. Por edhe një ilaç për shërim të brendshëm: Një verë dashurie pas pranverës luftarake. Ende nuk janë shuar plagët e luftës së ashpër mes Bernie Sanders dhe Hillary Clinton. Megjithë fjalët e bukura në skenë, përkrahësit më të fortë të Sanders nuk e kanë ndërruar ende frontin.

A mund të ketë kjo strategji sukses?

Kush është në Filadelfia e kupton se Hillary Clinton u jep forcë delegatëve, forcën për të cilën ata kanë nevojë, për t’u futur në një fushatë zgjedhore kundër Donald Trump. Dhe Hillary Clinton ka përkrahës të fuqishëm, në radhë të parë, First Lady, Michelle Obama, që me një fjalim të jashtëzakonshëm i bëri për vete zemrat e delegatëve. Hillary Clinton mund të mbështetet tek ajo. Pra mund të funksionojë strategjia e dashurisë? Së paku në Filadelfia deputetët, anëtarët e partisë dhe përkrahësit e demokratëve thonë po. E ky është një fillim i mbarë.

Please follow and like us: