Albspirit

Media/News/Publishing

Çmendet bota e ndërtimit, kostot kapin miliarda dollarë

kulla6Këto janë disa prej ndërtesave më të bukura dhe më të shtrenjta në botë. Ndërtesat zyrtarisht më emërtimin të gjata, të paktën mbi 200 metra janë dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe numri i “megatall” kullave më të larta – të paktën mbi 600 metra – pritet të ndërtohen nga dy, deri 10 në vitin 2020. Me pak fjalë, ndërtimi në botë nuk po njeh më kufij, sa më shumë vite kalojnë aq më shumë përparon arkitektura e ndërtesave duke arritur lartësi të reja.

  1. SELIA E ADNOC NË ABU DABI, EMIRATET E BASHKUARA ARABE:

– Metra 342, – Kate 76

Renditja global pas përfundimit: e 62-ta më e lartë

Fakt interesant: Selia e re për Kompaninë Abu Dhabi National Oil është duke u ndërtuar disi në mënyrë ironike me LEED Gold, sipas certifikimit për ndërtimin e gjelbër.

  1. FORUM 66, KULLA 2 NË SHENYANG, KINË:

– Metra 351 , – Kate: 68

Renditja globale pas përfundimit: e 56-ta më e lartë

Fakti interesant: Kur të përfundojë plotësisht, kompleks multi-funksional do të përfshijë një qendër tregtare, hotel, hapësirë për zyra, njësi banimi dhe një metro. Kulla 2 do të jetë ndërtesa më e lartë në Shenyang të Kinës.

  1. KULLA OKO NË MOSKË, RUSI:

– Metra 352, – Kate: 85

Renditja globale pas përfundimit: e 55-ta më e lartë

Fakt interesant: Kulla është pjesë e Qendrës së Moskës të Biznesit Ndërkombëtar, një lagje e përzier e vendosur brenda metropolit rus. Ajo është projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill, e njëjta firmë arkitekture që ka hartuar One World Trade Center në New York City dhe Khalifa Burj në Dubai.

  1. KULLA VOSTOK NË MOSKË, RUSI:

– Metra 373 , – Kate: 95

Renditja globale pas përfundimit: e 43-ta më e lartë

Fakti interesant:Ashtu sikurse OKO, Kulla Vostok është gjithashtu pjesë e rrethit të biznesit të Moskës. Pasi ndërtesa të përfundojë së ndërtuari, ajo do të jetë më e larta në Europë

  1. ETON PLACE DALIAN TOWER 1 NË DALIAN, KINË:

– Metra 1383, Kate: 80

Renditja globale pas përfundimit: e 37-ta më e lartë

Fakti interesant: Kulla 1 është një nga pesë rrokaqiejt në zhvillimin e sipër për kompleksin e kolegjit Etoni në Dalian, e cila gjithashtu përfshin një ndërtesë 62-katëshe dhe katër kulla 42-katëshe.

  1. KULLA E AUTORITETIT TË TREGUT KAPITAL NË RIAD, ARABI SAUDITE:

– Metra 385, Kate: 79

Renditja globale pas përfundimit: e 34-ra më e lartë

Fakti interesant: Shtresa e jashtme e kullës do të jetë me panele duke i dhënë një hije ndërtesë nga dielli i shkretëtirës.

  1. 432 PARK AVENUE NË NEW YORK CITY:

– Metra 426. Kate: 85

Renditja globale pas përfundimit: e 22-ta më e lartë

Fakti interesant: Sikurse është thënë edhe më parë, 432 Park Avenue është ndërtesa më e lartë në hemisferën Perëndimore. Njësia më e shtrenjtë e ndërtesës në treg, Penthouse 94, është një nga shtëpitë më të mëdha, me gjashtë dhoma gjumi, me një çmim rreth 82.500.000 dollarë. Cmimi këtu shkon 9.994 dollarë për metra katrore.

  1. MARINA 101 NË DUBAI:

– Metra 426, Kate: 101

Renditja globale pas përfundimit: e 2-ta më e lartë

Fakti interesant: Ndërtimi mbi Marina 101, kulla e dytë më e lartë në Dubai, fillimisht nisi në 2006 por u bllokua për shkak të krizës globale financiare. Projekti më në fund do të përfundojë këtë vit.

  1. QENDRA WUHAN NË WUHAN TË KINËS:

Metra 438, Kate: 88

Renditja globale pas përfundimit: e 19-ta më e lartë

Fakti interesant: Forma aerodinamike e kullës është projektuar për të reduktuar rezistencën e erës dhe veprimin e shtreave të ajrit që mblidhen rreth kullave super-gjata.

  1. KULLA SHANGHAI NË SHANGHAI TË KINËS:

– Metra 632, Kate: 128

Renditja globale pas përfundimit: e 3-ta më e lartë

Fakt interesant: Tashmë ndërtesa më e lartë në të gjithë Azinë, kryeson si një shënjestër e preferuar e të ashtuquajturave “rooftoppers”

Please follow and like us: