Albspirit

Media/News/Publishing

Dardanët, fis i madh ilir

 

Dardanët ishin fis i madh ilir, banorë të një treve të gjerë që shtrihej në veri të lumit Angri e Margi (Ibari e Morava jugore e sotme) duke përfshirë edhe Naisin, në jug deri te rrjedhja e sipërme e lumit Aks (Vardar) në kufi me paionët. Në lindje kufizoheshin me trakët dhe në perëndim arrinin deri te mali Skard (Sharri) dhe lumi Drilon (Drini). Zemrën e trojeve të tyre e përbënte Kosova e sotme. Zbulimet arkeologjike në viset e dardanëve dëshmojnë se ata kishin arritur zhvillimin ekonomik e shoqëror relativisht të lartë që në kohën e hekurit. Në shek.III p.e.s. në Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytet me rëndësi i tyre ishte Damastioni. Në burimet e shkruara antike dardanët përmenden relativisht vonë, sidomos lidhur me luftërat kundër maqedonëve. Dardanët ruajtën vazhdimisht gjuhën dhe kulturën e tyre dhe morën pjesë bashkë me ilirët e tjerë në formimin e popullit shqiptar.

Please follow and like us: