Albspirit

Media/News/Publishing

Dyshimi i policisë greke: Aleks Burreli është eliminuar nga porositësi i vrasjes së qipriotit

Dyshimi i policisë greke: Aleks Burreli është eliminuar nga porositësi i vrasjes së qipriotit

Televizioni grek “TV One” shkruan në një artikull të tijin se Policia dyshon fort se vrasësi me pagesë, Aleks Burreli është ekzekutuar nga porositësi i vrasjes së biznesmenit Fano Kalopsidiotis.

Burime konfidenciale nga Policia qipriote, kanë thënë për televizionin se ka dyshime të forta se Burreli është ekzekutuar, në mënyrë që të mos gjendet porositësi i masakrës së 23 qershor, ku humbën jetën katër vetë, mes tyre edhe vrasësi tjetër me pagesë, Jani Vogli.

Po kështu, Policia ka marrë më 7 korrik informacione se në një zonë të pyllëzuar është gjetur një trup i pajetë dhe disa armë zjarri.

Sipas burimeve, rezultoi se armët janë përdorur për një tjetër vrasje, dhe se trupi i pajetë nuk i përket Burrelit.

Gjithashtu, Policia vazhdon hetimet dhe kërkimet për gjetjen e Burrelit. Pritet që informacione të vlefshme do të japë drejtuesi i mjetit që shoqëroi Burrelin në arratisjen pas masakrës.

Please follow and like us: